Zgjedhje të parakohshme në Kosovë, Koci: Kurtit i është kërkuar dorëheqja, e ka refuzuar...
Ditën e sotme, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte analisti i njohur, Melazim Koci për të folur për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
"Zgjedhja e parakohshme në Kosovë është çështje e kryer. Mbrëmë në një studio televizive, Kryeministri Kurti nuk tha se do të jap dorërheqje, por i ofron opozitës votat e veta për të shpërbërë parlamentin dhe për të shkuar në zgjedhje të reja. Reagoi fillimisht partia demokratike e Kosovës, e cila tha se brenda 24 orëve do t'i vërë në disponim votat e veta për shpërbërje të parlamentit. Kryetari i lidhjes demokratike refuzoi dhe tha se kërkon dorëheqjen e zotit Kurti dhe se zoti Kurti përmes shpërbërjes së Parlamentit shmang dorëheqjen. Nuk është pritur që brenda 24 orëve të arrihet konsensus por një është e sigurtë, 2 të 3-tat e votave për shpërbërjen e Parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje do të sigurohen sepse mjafton PDK dhe AAK të japin pëlqimin dhe ato bëjnë 80 vota. Kjo është thjesht çështje kohe", u shpreh analisti
