FOTO-LAJMI/ Daut Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e “Raketës”, takon babanë e Hashim Thaçit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2024, 14:02
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë sot homazhe pranë varrit dhe familjes së bashkëluftëtarit të tij, Xhavit Ferizit, i njohur me nofkën “Raketa”. “Raketa” ishte edhe truprojë i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Babai i këtij të fundit, Haxhi Thaçi, pati një përshëndetje të ngrohtë me Haradinajn, në të pamen për “Raketën”.
Ish-presidenti Thaçi dërgoi kurora lulesh ditën e varrimit të “Raketës” me mbishkrimin “Nuk më prite edhe pak Raketë”.

