VIDEO/ Lufta me policinë për kokainën, i kapur nga dy “shqiponja” dhe me pranga në duar Shkëlqim Osteni i drejtohet qelisë
Shkëlqim Osteni, njëri prej tre trafikantëve që u përfshi në sulmin me makinë ndaj patrullës së policisë, pasi u pikasën nga këta të fundit me 1 kg kokainë në automjet mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka dhënë dëshminë e tij para prokurorëve dhe policisë së Tiranës.
Në përfundim, siç dhe shihet nga pamjet e siguruara nga “Ora News” i rrethuar me dy shqiponja dhe me pranga në duar, Shkëlqim Osteni i arrestuari për operacionin e drogës në Tirane shfaqet duke lënë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për t’iu drejtuar bllokut të Sigurisë në paraburgimin në Burgun 302 në Tiranë.
Operacioni i mbrëmshëm në kryeqytet, përfundoi me plagosjen dhe arrestimin e një personi dhe vënien në pranga të dy të tjerëve.
Igli Begaj 20 vjeç dhe Shkelqim Ostreni 26 vjeç, përfunduan në pranga e policisë në operacionin që përfundoi me plagosjen e më pas arrestimin e Enea Sulejmanit.

Në momentin e ndalimit ai nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë me shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Ka qenë ky momenti ku një prej efektivëve ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore nuk rezulton që efektivet të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta.

Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do të shkëmbenin drogën tek vendi ku u kapen nga agjentet e antidrogës.


