Talenti i Juventusit braktis Holandën, do të luajë ndaj Shqipërisë në Europian
Dean Hujisen kaloi në merkaton e janarit nga Juventus te Roma falë formulës së huazimit. Mbrojtësi i talentuar ka thënë se qëllimi i tij është që në verë të rikthehet te Juventus si dhe të luajë Europianin me fanellën e Spanjës.
“Nuk e di se përse nuk luaja te Juventus, kur Roma u shfaq si mundësi nuk u mendova gjatë pasi bëhet fjalë për një klub shumë të rëndësishëm. Pastaj ishte edhe Jose Mourinho, nuk mund t’i thuash “jo” një personazhi si ai.
E ardhmja? Roma nuk e ka opsionin për të më blerë kartonin, por në futboll kam mësuar se gjithçka mund të ndodhë. E sigurt është se në verë do të rikthehem te Juventus dhe do të vendosem në dispozicion të bardhezinjve.
Është klubi i parë i madh që besoi tek talenti im dhe jam shumë mirënjohës. Shpresoj gjithashtu që të luaj në Europian me fanellën e Spanjës”, u shpreh Huijsen.
