Rruga e Kosovës drejt BE-së, Berisha: Marrëveshja duhet zbatuar nga 2 vendet, Serbia synon zgjatjen e dialogut
Ish zëvendës ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha në një intervistë në Ora News u shpreh se marrëveshja duhet të zbatohet edhe nga Kosova edhe nga Serbia, si dhe Serbia ka synim zgjatjen e dialogut.
Berisha: Marrëveshja e bërë midis Kosovës e Serbisë më ndërmjetësimin e BE-së, dy vendet nënkuptueshëm do zbatojnë marrëveshjet si një standart evropian.
Por Serbia në raport me Kosovën ka qëllime të tjera, që ta zgjasë sa më shumë dialogun dhe paqartësinë në mënyrë që në objektivat e tyre Kosova të jetë një tregim i pasuksesshëm.
Për fat të keq edhe Kosova ka një qeveri që në asnjë aspekt nuk ka dëshmuar se e ka në interes integrimin Euroatlantik.
Por në një lloj kopjimi të politikës serbe të mos realizimit të marrëveshjeve dhe krijimit të krizave artificiale në mënyrë që duke i marrë kohë Kosovës dhe duke i pamundësuar Kosovës që të përfitojë nga BE.
Nëse BE ka një standart dhe nëse ju nuk bëni asnjë veprim në drejtim të plotësimit të atyre standarteve, atëherë nënkuptohet që nuk je i interesuar të jesh pjesë e asaj familjeje.
