VIDEO/ "Kosova është Shqipëri!" - Djali i ish kandidates për presidente në SHBA reagon ndaj Vuçiç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2024, 12:43
“Kosova i përket Shqipërisë!”. Është ky mendimi i djalit të Nikki Haley, ish kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një statusi në rrjetin social X, ish-platforma Twitter. Reagimi i tij ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në të cilën kërcënon Kosovën me luftë. Në mbishkrimin e videos thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë. Vuçiçi i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.
Kosovo belongs to Albania???????? ???????? https://t.co/iBsXFse3WK
— Nalin Haley (@Nalin_Haley) March 19, 2024
