Shala: Kosova nuk heq dorë nga vendimi për dinarin, ndërkombëtarët nuk duan ekses të situatës
Në një intervistë me Ora News, analisti Krenar Shala u shpreh se Kosova ka insistuar se nuk duhet ndërhyrje në vendimet e Bankës Qendrore sipas legjislacioni në fuqi.
Ai tha se bashkësia ndërkombëtare i mëson dialogut për t’i mbajtur palët në angazhuara dhe të parandalojë ndonjë ekses të situatës, por nuk zgjidh problemet.
Shala: Palët do të jenë në qëndrimet e tyre. Kosova ka insistuar se nuk duhet ndërhyrje në vendimet e Bankës Qendrore sipas legjislacioni në fuqi, ku euro do të jetë e vetmja monedhë që do të qarkullojë në vend. Palët nuk kanë gjetur konsensus dhe koha do ta dëshmojë se Kosova ka të drejtë dhe duhet të pajtohen me këtë qëndrim.
Ndoshta ka shkaktuar panik në zonat ku banojnë serbët sepse ata janë mësuar me kaos për vite të tëra dhe tashmë u duhet tu nënshtrohen rregullave. Bashkësia ndërkombëtare i mëson dialogut për t’i mbajtur palët në angazhuara dhe të parandalojë ndonjë ekses të situatës, por nuk zgjidh problemet.
