E LIRË, ME DY UNAZA! Emily Ratajkowski zbulon trendin pas divorcit: Ndajeni në dy pjesë
Nëse je një grua e divorcuar dhe po mendon ende ç’të bësh me unazën e martesës, njihuni njëherë me trendin e ri para se të vendosni! Një simbolikë që duhet ta mësojnë edhe meshkujt!
Nëse jeni mësuar t’i shihni gratë pa unazë martese pas divorcit, mësohuni tashmë t’i shihni me dy, pasi modelja dhe aktorja Emily Ratajkowski sapo na prezantoi me trendin më të ri.
Ylli amerikan tregoi unazën e saj të martesës të ndarë në dy unaza të ndryshme, dhe historia pas saj është mjaft interesante.
“Unë nuk mendoj se një gruaje duhet t’i hiqen diamantet vetëm sepse po humbet një burrë”, u shpreh 32-vjeçarja pas divorcit nga ish-bashkëshorti Sebastian Bear-Mçlard, me të cilin ka një djalë.
“Unazat përfaqësojnë evolucionin tim personal”, shtoi ajo duke shpjeguar se ideja e divorcit është një ndarje, “kështu që gjithmonë do të ishte ndarja e unazës në dy unaza të veçanta, por plotësuese”.
Unaza e martesës së modeles ishte e përbërë nga dy diamante, një në formë trapezoidi dhe tjetra në formë dardhe që së bashku përbënin një formë të caktuar. Por tani dy gurët e çmuar janë ndarë në dy unaza të veçanta.

“Ideja më erdhi nga eseja e shoqes sime Stephanie Danler “The Unravelers” në The Paris Review.
Ajo ka përfshirë aty historinë e unazës së gjarprit të gjyshes së saj, një unazë që përbëhet nga gurë të ndryshëm nga martesat e saj të ndryshme dhe më pëlqeu ideja e një unaze që përfaqësonte pa turp shumë jetë që një grua ka jetuar”, tha Emily Ratajkowski për revistën “Vouge”.
Ratajkowski dhe Bear-Mçlard u martuan në vitin 2018, por e përfunduan marrëdhënien e tyre pas kërkesës së modeles për divorc në shtator 2022.
Komentet për zgjedhjen që Ratajkowski ka bërë me unazën e martesës kanë qenë të shumta, me shumicën që e mbështesin si trend të ri.


