Françeska "shpërthen" në lot teksa tregon për jetën e saj, Vëllai i Madh i sjell në shtëpi njeriun e dashur

Françeska ka rrëfyer marrëdhënien e saj të ngushtë me gjyshen, por edhe për djalin e vogël.

Banorja e Big Brother VIP, ka shpërthyer në lot teksa tregonte për jetën e saj.

Ajo u surprizua nga gjyshja e saj, për të cilën mendonte nëse e kishte bërë krenare ose jo.

Refuzimi i gjyshes për hyrjen e Françeskës në Big Brother VIP, ka bërë që kjo e fundit të ketë shumë pikëpyetje në mendje.

Prime-n e sotëm ajo mori një përgjigje pozitive nga gjyshja.

”Na ke bërë shumë krenare”, u shpreh gjyshja e Françeskës.