Dy shqiptarët godasin me thikë dy persona në Greqi, arrestohet 17-vjeçari dhe babai i tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2024, 10:06
Një adoleshent shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet se pas një sherri ka goditur me thikë dy persona të moshave 39 dhe 26-vjeç.
Mësohet se përveç 17-vjeçarit gjatë sherrit ka qenë i përfshirë edhe një shqiptar tjetër, i shpallur tashmë në kërkim.
Sipas mediave greke, dy shqiptarët kanë goditur me thikë shtetasit grekë, të cilët u dërguan në spitalin e Rodosit dhe pasi morën ndihmën mjekësore, u larguan. Ndërkohë, është arrestuar edhe babai i 17-vjeçarit për neglizhencë.

