Plas sherri mes të rinjve në Greqi,17-vjeçari shqiptar plagos me thikë në bark një 25-vjeçar

Mediat greke bëjnë me dije se fillimisht ka pasur një sherr verbal mes 25-vjeçarit dhe një 17-vjeçari shqiptar, por situata më pas ka agravuar duke çuar në plagosjen e rëndë.

Dy shqiptarët janë vënë në pranga, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital. Sakaq, policia po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit.