Shala: Pas ngjarjeve në Banjskë, kemi shtim të forcave të KFOR me autoblinde, Serbia kërkon konflikte etnike
Në një intervistë me Ora News, Drizan Shala, ekspert sigurie u shpreh se ka një qëndrim të qartë të KFOR për shtimin e forcave në veriun e Kosovës.
Ai shtoi se KFOR-i pas Banjskës ka kuptuar edhe nga inteligjenca e huaj, se konfliktet ndëretnike do të jenë qëllimi i grupeve serbe dhe të mbështetura nga Rusia.
Shala: Ka një qëndrim të qartë të KFOR për shtimin e forcave në veriun e Kosovës, sepse pas Banjskës patëm një shtim të aktivitetit ushtarak. Tashmë ka ardhur edhe rrotacioni i tyre dhe kemi një shtim të forcave turke dhe amerikane me makineri të rënda që janë vija e parë e një fronti përballjeje.
KFOR-i pas Banjskës ka kuptuar edhe nga inteligjenca e huaj, se konfliktet ndëretnike do të jenë qëllimi i grupeve serbe dhe të mbështettura nga Rusia. Këtë gjë e kemi parë në fillimet e luftës në Bosnje ku u vra një prift. Pra Serbia po tenton me argumente të tilla.
