Përcillet për në banesën e fundit patriarku ortodoks i Bullgarisë Neofit

Ditën e shtunë datë 16 mars u përcoll për në tendat qiellore Patriarku Orthodhoks i Bullgarisë z. Neofit.

Shërbesa e varrimit u kryesua nga Patriarku Ekumenik Vartholomeu, në prani të shumë klerikëve, mes të cilëve dhe një përfaqësi nga Kisha jonë, e kryesuar nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Joani, i cili u shoqërua nga Epitropi Arkihieratik i Mitropolisë së Korçës Stavrofor atë Mihal Sanellari.

Hirësia e Tij Joani, shprehu ngushëllimet në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për humbjen e Kryehierarkut.

Përcillet për në banesën e fundit patriarku ortodoks i