Emërohet Drejtor i ri i KESH-it, ish-drejtori i Butrintit dhe ish-kryetar FREESH-i

Këshilli Mbikëqyrës i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare ka emëruar Erlind Sulon si Drejtor te ri te Pergjithshem te KESH.

Sulo është prezantuar këtë të mërkurë para stafit të KESH duke zëvendësuar në këtë detyrë drejtorin e dorëhequr Ergys Verdho, i cili u dorehoq ne janar, për motive që ende nuk janë zbardhur. Por që u pëfol se ky akt kishte lidhje me një hetim të SPAK-ut që ka lidhje me fshirjen e debive të bizneseve dhe qytetarëve për fatura të papaguara energjie kundrejt ryshfetit.

Erlind Sulo ka mbajtur per disa vjet postin e drejtorit te Parkut të Butrintit.

Përveç njohjes së marrëdhënieve ndërkombëtare, në profilin e Linkedin, Sulo e quan veten edhe bloger, publicist politik, aktivist social dhe menaxher biznesi. Erlind Sulo ka mbajtur postin e drejtorit të FRESH në Sarandë.

Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ndërsa së fundmi ka mbajtur postin e këshilltarit në Miinistrine e Infrastrukturës dhe Energjisë.