“Miss Lulja e Verës”, producentja Xhilda Toska zbulon detaje nga organizimi i spektaklit të bukurisë në Elbasan

Traditat e elbasanllinjve për festën e 14 marsit që njihet si Dita e Verës përveç ballokumes dhe organizimeve festimeve organizoi si çdo vit edhe konkursin e Bukurisës “Miss Lulja e Verës 2024”, ku u shpall fituese Enkeleda Kuça.

E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Xhilda Toska, producente spektaklesh zbuloi dhe detaje nga organizimi i këtij spektakli, ndërsa u shpreh falënderuese për punën dhe vëmendjen e kushtuar ndaj Elbasanit si kryeqendër i kësaj feste të lashtë pagane.

“Ishin 20 vajza nga e gjithë Shqipëria që morën pjesë dhe mendoj se juria ka bërë zgjedhjen e duhur me përzgjedhjen e saj dhe të na përfaqësojë denjësisht”, tha Xhilda Toska.