Njihuni me Enkeleda Kuçan, "Miss Lulja e Verës 2024" që synon Drejtësinë: Bukuria e shpirtit më e rëndësishme se ajo fizike
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 15 Mars 2024, 14:07
Traditat e elbasanllinjve për festën e 14 marsit që njihet si Dita e Verës përveç ballokumes dhe organizimeve festimeve organizoi si çdo vit edhe konkursin e Bukurisës “Miss Lulja e Verës 2024”, ku u shpall fituese Enkeleda Kuça.
E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, 16-vjeçarja zbuloi dhe dëshirën e saj për të vijuar studimet e larta për drejtësi.
“Unë dëshiroj që studimet e larta t’i vazhdoj për Drejtësi. Për mua ka rëndësi më shumë bukuria e shpirtit se sa bukuria fizike.
Të gjithë vajzat të ndjekin ëndrrat e tyre e të mos i lënë për asgjë”, theksoi ndër të tjera, “Miss Lulja e Verës 2024”, Enkeleda Kuça.
INTERVISTA E PLOTE

