FOTO-ALBUMI “Art Mbi Tank”/ Ditën e Verës me armatim të rëndë

Me rastin e Ditës së Verës, Forcat e Armatosura treguan përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve.

Në sheshin “Skënderbej” u vendos një tank mbi të cilin qytetarët mund të krijonin artin e tyre me ngjyra të ndryshme.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau pamje nga kjo ditë, duke u shprehur se “Art Mbi Tank”, është simbol i përkushtimit të Forcave të Armatosura ndaj qytetarëve në Ditën e Verës.

“Një prezantim shpresëdhënës pro paqes e kundër luftës në këto ditë të vështira kur siguria globale është në sprovë”, theksoi Peleshi.

Forcat e Armatosura janë gjithmonë pranë qytetarëve, edhe në ditët e festave, nënvizoi ministri.