Ndryshimet në buxhet, debate te “Ekonomia”/ 4 mld lekë për fasonët. Braçe: Ligji i ri i Turizmit s’e frenon evazionin

Ndryshimet në Buxhet të miratuara me akt normativ në mes të muajit shkurt kanë kaluar për shqyrtim në Komisionin e Ekonomisë.

Pjesë e ndryshimeve janë rritja e shpenzimeve, por edhe fondi për garanci sovrane për fasonët.

4 miliardë lekë do të shkojnë në ndihmë të tyre për të përballuar edhe humbjet nga luhatja e Euro-s në kursin e këmbimit.

Parashikohet gjithashtu edhe financimi i task forcës për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit.

Në këtë pikë u ngrit si shqetësim ligji i ri i Turizmit për vendosjen e çmimeve të referencës për strukturat akomoduese, që sipas Erion Braçes, nuk frenon evazionin fiskal.

Nga ana tjetër në porti i ri që do të ndërtohet Porto Romano do te financohet nga buxheti i shtetit.

Në përfundim, palët shtuan se akti normativ erdhi edhe si domosdoshmëri e ndarjes së Ministrisë së Financave nga ajo e Ekonomisë.