Sot testi i negociatave për paqen/ Gazetarja: Ja çfarë pritet të ndodhë në Konferencën e Kryetarëve

Mbahet sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Palët kanë bërë negociata, të cilat, sipas gazetares Mola Luku, do të diskutohen në mbledhje, e cila është parashikuar që të nisë rreth orës 13:30.

Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së, Çuçi dhe Bardhi nga opozita, kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare.

Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.