A do të tërhiqet Erdogan? Gazetari Sokol Brahaj “zbërthen” mesazhin e presidentit turk: Po humbet elektorat

Gazetari shqiptar, Sokol Brahaj, në një lidhje me skype nga Turqia në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi deklaratat e fundit të presidentit Erdogan, i cili paralajmëroi pak ditë më parë dhe perëndimin e udhëheqjes së tij në krye të shtetit turk.

“Në fakt mesazhi i Erdoganit ka të bëjë me dy qëndrime. E para që i ka rënë shumë elektorati dhe kërkon ringritjen e forcës politike dhe angazhim më të madh. Dhe e dyta bëhet fjalë edhe për një mundësi që në vend të tij të vendoset djali i tij.

Në zgjedhjet e kaluara partia e Erdogan ka rënë me 14 për qind të votave, dhe ka shënuar kuotat minimale të qëndrimit të tij në pushtet, dhe Akt partia vijon të humbasë elektorat çdo ditë e më shumë”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij, gazetari Sokol Brahaj.