Shkuan për ski, gjenden trupat e pesë skiatorëve të zhdukur, një ende i zhdukur në Alpet zvicerane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2024, 07:46
Policia zvicerane ka gjetur trupat e pesë skiatorëve të zhdukur në Alpe. Autoritetet lokale janë ende në kërkim të një personi të gjashtë.
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi filloi të shtunën pasi grupi u zhduk pranë malit 3,706 metra të lartë Tete Blanche.
Autoritetet i kishin thënë më parë BBC-së se skiatorët ishin të gjithë shtetas zviceranë dhe ishin të moshës nga 21 deri në 58 vjeç.

