IAEA: Irani jasht çdo kontrolli mbi pasurimin e uraniumit

Frikë në rritje mes diplomatëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Programi bërthamor kryesisht të pamonitoruar i Iranit dhe destabilizimi i shkaktuar nga konflikti i Gazës po forcojnë fraksionet iraniane që mbështesin zhvillimin e armëve bërthamore.

Në takimin tremujor të javës së kaluar të Bordit të Drejtorëve të Inspektoratit Bërthamor, Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj evropianë, u lëshuan paralajmërime alarmante për kërcënimin që vjen nga mungesa e bashkëpunimit të Shteteve të Bashkuara me Iranin për programin e saj bërthamor.

Drejtori i IAEA Rafael Grossi madje pranoi se inspektorati ka humbur “vazhdimësinë e njohurive mbi prodhimin dhe stokun e centrifugave, dhe koncentratit të mineralit të uraniumit në Iran’’.

I dërguari i Rusisë në IAEA, Mikhail Ulyanov, paralajmëroi gjithashtu se situata ishte “e mbushur me rrezik dhe rrezikon të dalë jashtë kontrollit”, megjithëse ai e vendosi pjesën më të madhe të fajit mbi daljen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.