Sërish lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2024, 15:43
Një tërmet 4.8 Rihter është regjistruar mesditën e së dielës në Turqi, në zonën detare pranë Kastellorizos. Deri më tani nuk dihet nëse ka dëme apo persona të lënduar nga tërmeti.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur 110 kilometra në jugperëndim të Antalias dhe 22 kilometra në juglindje të Demres, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 21 kilometra.
Pak ditë më parë Turqia u trondit nga një tjetër tërmet.
???? Map of background focal mechanisms: pic.twitter.com/2U9UQ79t2l
— EMSC (@LastQuake) March 10, 2024
