VIDEO/ Donte të kopjonte Neymar, gjuajtja e penalltisë së sulmuesit bën xhiron e rrjetit
Juja Osako, sulmuesi i Visel Kobe në kampionatin japonez, është bërë protagonisti i rrjeteve sociale gjatë ditës së sotme.
Jo falë golit që shënoi në fitoren në transfertë ndaj FC Tokio, por për një gabim që bëri në pjesën e parë të sfidës në fjalë.
Atij iu dha detyra të ekzekutonte një penallti që në minutën e 9-të të sfidës.
Osako tentoi ta ekzekutonte me lëvizjen e famshme të Neymar, që e nis vrullin nga një anë për të përfunduar të tjetra.
Por në momentin e fundit ai rrëshqiti duke çuar topin krejtësisht larg portës, mes të qeshurave të publikut vendas.
Për fat të mirë, ish-sulmuesi i Verder Bremen, mori hak në pjesën e dytë të sfidës, kur në minutën e 74-t shënoi golin e rezultatit 2-1 që i dha fitoren ekipit të tij.
Megjithatë, videoja e gabimit të tij është bërë virale, duke qenë ndër më të shpërndarat në rrjetet sociale.
DÁ NELE BOLA!!!
— J.League Insider - Brasil (@JInsiderBR) March 9, 2024
Olha a presepada que o Yuya Osako deu ao bater um pênalti no duelo contra o FC Tokyo!@_paulo_andrade_ mereceu o bordão? pic.twitter.com/opDmBhQQhs
