Punët e vështira, të pavlerësuara në Shqipëri. Ekspertët: Jo vetëm paga, por edhe kushtet e sigurisë duhen ndryshuar
Nevoja për të pasur një rrogë shtyn shumë persona për të bërë një punë të rëndë, po kurrsesi për të parë mundësinë se si ai të zhvillohen profesionalisht.
Eksperti i punësimit Erion Muça thotë se në vendin tonë punët e rënda kryesisht ndërtimi nuk vlerësohet sa duhet.
Për Muçën në pikëpyetje shpesh mbetet dhe siguria e tyre.
Nuk kanë munguar as rastet fatkeqe. Avokati Klaudi Zholi kërkon prej subjekteve respektimin e rregullave duke sjellë në vëmendje edhe masat ndëshkuese.
Zholi thotë se të dëmtuarit në punë që kërkojnë dëmshpërblim mund të ngrenë një padi civile në gjykatë për të kërkuar të drejtën e tyre.
Por për avokatin vlerësimi nuk është i njëjtë si me vendet e BE-së.
Ekspertët thonë se në vend duhet të ketë shumë kontrrolle sa i përket sigurisë pasi bëhet fjalë për jetë njerëzish.



