Koreja e Veriut mesazh lufte asaj te Jugut

Koreja e Veriut shfaqi të enjten artilerinë e rëndë me rreze të gjatë, në një stërvitje ushtarake që u vëzhgua nga udhëheqësi Kim Jong Un, në vazhdën e veprimeve provokuese ndaj rivalit jugor.

Ngjarja vjen në një kohë tensioni të shtuar në gadishull, teksa Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kryejnë stërvitjen vjetore ‘Mburoja e Lirisë’, që fokusohet në frenimin e kërcënimeve bërthamore të Phenianit.

Ekspertët vlerësojnë se stërvitja e Veriut është mesazh kërcënues për Jugun.

Ky ishte misioni I dytë ushtarak brenda një jave, një ditë pasi forcat tokësore të Phenianit depërtuan në pikat e rojes kufitare të Seulit gjatë manovrave.

Mbrojtja e Kim Jong Un I ka denoncuar stërvitjet e përbashkëta 11-ditore SHBA-Kore e Jugut duke i cilësuar provokative dhe “të pamatura”.

Ata paralajmëruan do të monitorojnë do të kryejnë aktivitete ushtarake të përgjegjshme për të mbajtur nën kontroll një situatë të paqëndrueshme sigurie.

Ndërkohë, Kim theksoi ‘rëndësinë e përgatitjes për mobilizim të rregullt luftarak, në mënyrë që të gjitha nën-njësitë e artilerisë të mund të marrin iniciativën me sulme të pamëshirshme dhe të shpejta në momentin e hyrjes së tyre në një luftë aktuale”.

Sistemet e artilerisë së Koresë së Veriut kanë pushtuar titujt e mediave në javët e fundit pasi Pheniani po afurnizon forcat ruse për të luftuar në Ukrainë.

Që nga gushti 2023, Kim ka dërguar rreth 6,700 kontejnerë në Rusi, të cilat mund të mbajnë më shumë se 3 milionë predha artilerie ose më shumë se 500 mijë fishekë për raketahedhës, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut.