Përmbyset autobusi me nxënës në Turqi, 20 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2024, 08:17
Një autobus me nxënës është përmbysur në lagjen Vezirkopru të provincës Samsun, Turqi.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 19 nxënës, të cilët janë dërguar në spital.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ekipi i urgjencës mjekësore.
