Radhë kamionësh meksikanë në hyrje të SHBA prej zgjerimit të tregtisë mes fqinjëve

Zhvillimi vjen mes raportimeve se Meksika ka zevendësuar tashmë Kinën si burimi numër një i importeve të SHBA, në politikën që Uashingtoni quan ‘favorizim të miqve’.

Lëvizja ka si qëllim diversifikimin e burimeve të furnizimit të SHBA nga partnerë e aleatë, teksa i trembet konkurrencës ekonomike të Kinës.

Në 2023, importet nga Meksika u rritën me $20.8 miliardë në një total prej $475.6 miliardë, ndërsa e njëjta shifër nga Kina ra në $427.2 miliardë, shkruan rrjeti AFP.

Zyrtarët raportonin se deficiti tregtar i SHBA ishte zgjeruar më shpejt nga sa pritej, i nxitur nga konsumi në vend.

Importet në janar në SHBA u rritën me 1.1 % në krahasim me dhjetorin duke arritur në $324.6 miliardë sipas shifrave qeveritare.

Mes kategorive kryesore në rritje ishin pjesët e këmbimit, që kanë ngushtuar deficitin tregtar të 2023 në më të voglin e tre viteve, sipas shifrave të këtij muaji në SHBA.