Diplomati: Ka mundësi që sulmet raketore ruse kishin si shënjestër delegacionin e Zelenskyt ose të Mitsotakis

Ihor Zhovkva , një këshilltar i lartë diplomatik ukrainas, i tha CNN se nuk mund të përjashtohej mundësia që sulmi raketor rus të kishte shënjestruar delegacionet e Volodymyr Zelenskiy ose kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, raportoi Reuters.

“Ishte vërtet më pak se 500 metra larg nesh. Çfarë ishte ajo? …Nuk mund të përjashtuar se ishte drejtuar delegacionit të presidentit tim apo delegacionit të mysafirëve të huaj”, tha ai.

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan degjuan diten e djeshme në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, gjatë një vizite nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, thanë ata në një konferencë të përbashkët shtypi.

Greqia e ka kritikuar ashpër agresionin e Rusisë dhe i ka ofruar Kievit ndihma humanitare dhe armë, duke përfshirë automjete luftarake dhe municione.

“Dëgjuam zhurmën e sirenave dhe shpërthimeve që ndodhën pranë nesh.

Nuk patëm kohë të shkonim në një vend të sigurt strehimi”, tha kryeministri grek Mitsotakis.

“Është një përvojë shumë e rëndë… është vërtet ndryshe të lexosh për luftën në gazeta se sa ta dëgjosh me veshët e tu dhe ta shohësh atë me sytë e tu”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas Zelensky tha se sulmi kishte shkaktuar viktima, por nuk dha hollësi mbi numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.

“Mund ta shihni vetë se me çfarë po përballemi. Ata nuk e vrasin mendjen se ku sulmojnë”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi.