Zhduket  6-vjeçarja, akuzohet nëna/ Afrika e Jugut në alarm pas gjetjes së disa rrobave të gjakosura të Joslin

Një nënë afrikane akuzohet për rrëmbimin dhe trafikimin e vajzës së saj 6 vjeçare. Autoritetet dyshojnë se i përfëshirë është edhe i dashuri i saj dhe 2 bashkëpunëtorë të tjerë.

Nëna e një vajze gjashtëvjeçare e zhdukur në Afrikën e Jugut që prej 19 shkurtit akuzohet për rrëmbimin e saj.

Kelly Smith së bashku me të dashurin e saj, Jacquen Appollis, dhe dy të tjerë që bësohet se janë përfshirë në ngjarje, janë arrestuar.

Prokuroria pretendon se Smith urdhëroi dhe organizoi të gjithë skemën. Vajza e zonjës Smith, Joslin, u zhduk jashtë shtëpisë së saj në Saldanha Bay, afër Cape Toën.

Sipas të dhënave një fëmijë zhduket çdo pesë orë në Afrikën e Jugut, por shumica gjenden.

Joslin nuk është gjetur ende, pavarësisht një operacioni masiv kërkimi që përfshin marinën, dronët dhe qentë sniffer.

Të shtunën, hetuesit gjetën veshje të gjakosura në një fushë të hapur në zonën ku Joslin u zhduk më shumë se dy javë më parë.

Znj. Smith dhe të bashkë-akuzuarit e tjerë janë lënë në paraburgim deri më 13 mars, kur do të paraqiten përpara trupës gjykuese.

Ajo ka mohuar publikisht akuzat.

“Instinktet e mia të nënës më thonë se vajza ime është ende gjallë dhe në këtë zonë. Do ta gjejmë, do eci në këmbë për ta gjetur. Do të kërkoj në çdo kasolle të vogël, do ta bëj vetë”, tha Smith.

Kryetari i bashkisë së Saldanha Bay, André Truter tha se një turmë e zemëruar kishte bastisur shtëpinë e vajzës dhe janë bërë pjesë e kërkimit.

Një shpërblim prej 5,200 dollarësh i është ofruar kujtdo që ka informacion mbi vendndodhjen e saj.