2023-shi, viti fatkeq për emigrantët/ Numri i vdekjeve ishte 20% më i lartë se rekordi i mëparshëm
Viti 2023, sipas Kombeve të Bashkuara, ishte ndër vitet më vdekjeprurëse për emigrantët me të paktën 8,565 njerëz të vdekur në rrugët e migrimit në mbarë botën. Numri i vdekjeve ishte 20% më i lartë dhe rruga nga Afrika e Veriut në Evropë mbetet më e rrezikshmja.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin kanë renditur vitin 2023 në krye të listës për numrin e emigrantëve që kanë vdekur në rrugën për një jetë më të mirë. Janë të paktën 8,565 të cilët kanë rënë viktimë mes dallgëve, temperaturave të larta apo grupet kriminale.
Rruga më e rrezikshme për emigrantët mbeti Deti Mesdhe, me të paktën 3,129 vdekje teksa emigrantët u përpoqën të arrinin në Evropë nga Afrika e Veriut.
shumë prej vdekjeve u regjistruan në shkretëtirën e Saharasë dhe në rrugën detare për në ishujt Kanarie të Spanjës. Në raport thuhet gjithashtu se 9% e vdekjeve janë shkaktuar edhe nga aksidentet me automjete dhe 7% nga dhuna.
“Numri i vdekjeve në vitin 2023 përfaqëson një rritje tragjike prej 20% në krahasim me vitin 2022, duke nënvizuar nevojën urgjente për veprim për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve”, thuhet në raportin ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në një raport.
Emigrantët detyrohen të marrin rrugë të rrezikshme. Viti 2016 cilësohej deri më tani më I rëndi me 8,084 emigrantë që humbën jetën. Organizata bën të ditur se mungesa e rrugëve të sigurta dhe të rregulluara detyron mijëra persona të ndërmarrin rrugë të rrezikshme.
Shifrat konsiderohen si një kujtesë se vendet në mbarë botën duhet të shkojnë përpara duke hartuar masa urgjente për të ofruar migrim të sigurt.


