E rëndë, 20-vjeçari qëllon për vdekje dy gra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2024, 12:01
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një 20-vjeçar, goditi me thikë dy gra në një Universitet në qytetin perëndimor të Guadalajara. Sulmuesi u identifikua si një burrë rreth 20-vjeç.
Ai hyri në kampusin e Centro Universitario UTEG, duke mbajtur një thikë dhe një sëpatë, të cilat i përdori për të thyer dritaret.
“Nuk kishte asnjë arsye, asnjë motiv të dukshëm për sulmin”, tha prokurori, duke shtuar se ai sulmoi personat e parë që pa.
Gjatë sulmit është plagosur edhe një burrë. Policia ka arrestuar sulmuesin dhe po heton gjithashtu lidhjet e tij me një grua tjetër që u gjet e vdekur në një hotel në të njëjtën ditë.
Të paktën 852 raste të femicideve u regjistruan vitin e kaluar në vendin e rrënuar nga dhuna, sipas shifrave zyrtare.

