Von der Leyen: Rumania angazhim të fortë për sigurinë e BE-së

Gjatë takimit dypalësh në Bukuresht mes presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe presidentit të Rumanisë, Klaus Iohannis u theksua angazhimi i Rumanisë për prosperitetin dhe sigurinë e Evropës.

“Një takim i shkëlqyer, ne mirëpresim angazhimin e fortë të Rumanisë për prosperitetin dhe sigurinë e Evropës”, tha Von der Leyen.

“Ne duam gjithashtu të falënderojmë Rumaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur për Ukrainën dhe Moldavinë”, shtoi Von der Leyen në X.

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen pritet të marrë pjesë në një takim të Kongresit te PPE-së, i cili filloi sot në kryeqytetin rumun.