Nis me sherr dhe përplasje seanca plenare, deputetët e opozitës “bëhen gardh” pranë foltores me pankarta në duar

Seanca e sotme plenare ka nisur me zhurmën e bilbilave në sallë.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla prezantonte rendin e ditës, një pjesë e deputetëve të opozitës ishin bërë “gardh” pranë foltores.

“Zgjedhësit duan të dëgjojnë për hallet e tyre, jo bilbilat tuaj”, Nikolla thirrje opozitës të mos bllokojë seancën: Uluni të vijojmë normalisht

Ndërkohë deputetët e Rithemelimit dhe të Bardhit mbajnë pankarta në duar.

“Njerëzit duan të dëgjojnë për hallet e shqetësimet e tyre, jo bilbilat dhe hallet tuaja”- tha Nikolla.