Rama ndan fotoalbumin e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale fotoalbumin e hapjes së bazës ajrore të NATO-s, Kuçovë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë krerët më të lartë të shtetit si dhe përfaqësues të Aleancës.
Pas fjalës së rastit të mbajtur nga zyrtarët më të lartë të vendit si dhe nga përfaqësues të NATO-s e vendeve partnere, avionët “Eurofighter”, helikopterët “Black Hawk” dhe dronët “Bajraktar” ofruan shfaqje në qiell.
Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e rastit, Kryeministri Rama deklaroi se, baza e re ajrore e NATO-s në Kuçovë i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike.
Kryeministri theksoi se, tashmë ofrohet infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës.