Mblidhet Këshilli Kombëtar i Veterinerëve, Resuli: Përafrim sa më shumë të legjislacionit me BE-në

Urdhri profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë ka organizuar në Shkodër mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Në këtë mbledhje u miratua analiza vjetore e vitit që lamë pas, projekt-buxheti dhe objektivat për 2024.

Ervin Resuli, president i Urdhrit të Mjekut Veterinar tha se sfidat kryesore që ka Shqipëria janë ato të përafrimit sa më shumë të legjislacionit me Bashkimin Europian dhe rritja e standarteve në tregje, pasi bashkitë kanë ende shumë punë për të bërë.

Sipas tij, Shqipëria aktualisht nuk arrin t’i përmbushë nevojat që ka me mjek veterinar dhe mangësitë janë të dukshme.

Pjesë e takimit ishte edhe zv/ministri i bujqësisë, Enio Civici, i cili foli për politikat që po ndjek institucioni që ai përfaqëson dhe mbështetja që do të ketë ky sektor për të ardhmen.

Resuli shprehu mungesën e shërbimeve veterinare dhe nevojën për më shumë profesionistë në këtë fushë.

Zv/ministri i bujqësisë, Enio Civici, garantoi mbështetje që kërkon ky sektor për të ardhmen.

Në këtë mbledhje u miratua analiza vjetore e vitit që lamë pas, projekt-buxheti dhe objektivat për 2024.