Sri Lanka ndalon vizat falas me qëndrim të gjatë për rusët dhe ukrainasit
Sri Lanka ka vendosur të ndalojë lëshimin e vizave pa pagesë afatgjatë për shtetasit rusë dhe ukrainas që kanë jetuar në vendin ishullor të Oqeanit Indian për dy vitet e fundit.
Që kur Moska nisi pushtimin në Ukrainën Sri Lanka i ka lejuar rusët dhe ukrainasit të qëndrojnë në vend pa paguar për viza, por tani ata do të duhet të paguajnë tarifat. Mësohet se norma është rreth 50 dollarë për një vizë 30-ditore, nëse ata dëshirojnë të qëndrojnë në Sri Lanka.
Javën e kaluar autoritetet e imigracionit thanë se po i jepnin fund skemës së vizave afatgjata falas për shtetasit rusë dhe ukrainas, duke vendosur një afat kohor deri më 7 mars për largimin e atyre pa viza të reja në një njoftim që ngjalli komente në mediat sociale.
Rreth 300 deri në 400 rusë dhe ukrainas vlerësohet të kenë qëndruar në Sri Lanka që nga shkurti i vitit 2022, tha Priantha Fernando, kryetarja e organit të turizmit të ishullit. "Kjo nuk ka të bëjë me turistët normalë. Ne po i mirëpresim ata nuk ka asnjë problem", tha ai.
