Nuk i gjejnë dot damarin, pas 8 përpjekjesh ndalohet ekzekutimi me injeksion në SHBA

Pas rastit të Alabamës dy vjet më parë, një tjetër ekzekutim ndalua pasi xhelati dështoi 8 herë për të gjetur damarin e të dënuarit në të cilën do të injektonte Pentobarbital, një ilaç i fuqishëm, me veprim të shpejtë, i aftë të shkaktojë vdekjen brenda pak minutash.

Çështja ka të bëjë me Thomas Eugene Creech, 73 vjeç, një vrasës serial i dënuar me vdekje në ’82 për vrasjen e shokut të qelisë.

Ekzekutimi i Creech u ndalua vetëm disa orë para se Teksasi të ekzekutonte një tjetër të dënuar me vdekje, Ivan Cantu, i akuzuar për dy vrasje që ai pretendon se nuk i ka kryer.

Thomas Creech është aktualisht i burgosuri më jetëgjatë i dënimit me vdekje në Idaho. Ai u dënua me vdekje pasi u deklarua fajtor për vrasjen e një të burgosuri tjetër, David Dale Jensen, në 1981, ndërsa Creech po vuante katër dënime të përjetshme.

Burri u dënua për katër vrasje të tjera, thuhej në deklaratë, dhe “u vërtetua se kishte vrarë gjashtë viktima të tjera dhe kishte pranuar se kishte vrarë më shumë se 40 njerëz”.