VIDEO/ Indi, elefanti tërbohet dhe përplas në tokë turisten ruse, shpëton vetëm me një frakturë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2024, 09:21
Një turiste ruse shpëtoi me një këmbë të thyer nga tërbimi i një elefanti në Indi, kur kafsha e madhe e kapi atë dhe filloi ta tundte si një kukull përpara se ta hidhte përfundimisht në tokë.
Pas incidentit, autoritetet lokale të qytetit të Amer Fort njoftuan një ndalim të përdorimit të këtij elefanti të veçantë për udhëtime turistike.
Nga ana e saj, organizata për mirëqenien e kafshëve PETA kërkoi që elefanti të zhvendosej në një park për të parandaluar që një incident i ngjashëm të përsëritej.
Jaipur: Elephant attacks tourist, incident captured in CCTV pic.twitter.com/vtViiZ0j3d
— IANS (@ians_india) February 29, 2024

