Adele shtyn koncertet/ Këngëtarja britanike ka anuluar koncertet në Las Vegas, pasi njoftoi se është sëmurë

Fansat e Adele do të duhet të mësohen pak me mungesën e saj në skenë, pasi ylli I muzikës ka lajmëruar shtyrjen e koncerteve në Las vegas, për shkak të problemeve shëndetësore.

Adele ka shtyrë të gjitha shfaqjet e muajit të ardhshëm në Las Vegas, duke njoftuar fansat se po vuan probleme shëndetësore.

Këngëtarja britanike shpjegoi në rrjetet sociale se mjekët i kanë rekomanduar të pushojë, por nuk zbuloi detaje të sëmundjes së saj.

"Me keqardhje më duhet të bëj një pushim dhe të ndaloj shfaqjet. Isha e sëmurë në fund të pjesës së parë dhe gjatë kohës së pushimit dhe nuk arrita të shërohesha plotësisht", ka shkruar ajo.

Ylli 35 vjecar ka theksuar në postimin e saj se 5 fundjavat e mbetura të të shfaqjeve po shtyhen për një datë të mëvonshme.

Si pjesë e kontratës të qëndrimit, e cila është planifikuar të vazhdojë deri në qershor, Adele performon çdo të premte dhe të shtunë.

Rezidenca ishte caktuar të fillonte në janar 2022, por u anulua vetëm 24 orë para shfaqjes së parë dhe u shty në mars të atij viti.

Adele ka njoftuar 4 koncerte që do të zhvillohen në një stadium të ndërtuar posaçërisht në Mynih, në gusht. Shfaqjet do të jenë hera e parë që ajo do të performojë në kontinentin e Evropës që nga viti 2016.

“Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mrekullueshme për të kaluar verën time dhe për t'i dhënë fund kësaj faze të bukur të e jetës dhe karrierës sime me shfaqje më afër shtëpisë gjatë një vere kaq emocionuese”, është shprehur ajo.