VIDEO/ Gazmend Ujkashi pak pas eliminimit, rrëfen përjetimet e para: Isha përgatitur për të ikur...

Gazmend Ujkashi është konkurrenti i cili u eliminua mbrëmjen e së martës në ‘BBV3’. Në një nominim ‘të fuqishëm’ mes tij, Sarës, Eglës dhe Julit, Gazi rezultoi më i televotuari dhe kështu humbi mundësinë për të vazhduar garën më tej.

Daljen e tij një pjesë e banorëve nuk e pritën mirë, sakaq Gazi në një deklaratë lidhur me eliminimin tha se ishte përgatitur për të dalë vetë mbrëmjen e djeshme.

"Kaq ishte ajo që doja unë. Isha përgatitur për të dalë vetë. Po çfarë thua ti unë me zor prita shyqyr që dola të takoj familjarët."- është shprehur Gazi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Fan Club (@bigbrothervip.fanclub)