FOTO/ Dea Mishel "thumbon" Arbanën? Ja çfarë thotë për Ledionin

Me vazhdimin e edicionit të ri të "BBV3" nuk kanë munguar komentet dhe prej ish-banorëve të edicioneve të mëparshme.

Një prej tyre është dhe Dea Mishel, konkurrente në "BBV2". Gjatë një postimi të bërë mbrëmjen e së martës në rrjetin social "Instagram", gjatë ‘Prime-t’, duket se Dea ka thumbuar ish-prezantuesen e këtij formati, Arbana Osmanin.

Dea shkruan: "Unë e ndjek Big-un sivjet për Ledjonin", pra siç duket edicionet e mëparshme nuk i ka ndjekur, kjo pasi formati dhe prezantimi nuk kanë qenë në preferencat e Deas.

Madje në një tjetër postim, ku një person e ka quajtur ‘lajkatare’ Dea e mohon dhe shprehet se s’ka turp të pranojë diçka që i pëlqen!

FOTO/ Dea Mishel "thumbon" Arbanën? Ja çfarë