Dhuna ndaj grave, rritja e rasteve të denoncimeve, dëshmi se sa serioze është situata në Shqipëri

Dhuna me bazë gjinore vazhdon të jetë një sfidë për autoritet në vend. Rritja e rasteve të denoncimeve, është dëshmi se sa serioze është situata.

Këtë e konfirmon edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga në tryezën e përbashkët të diskutimeve kundër dhunës me bazë gjinore me përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Po ashtu me zhvillimet teknologjike edhe shantazhimet apo rastet e bullizimit online janë shtuar.

Bizhga thekson se tashmë është ngritur një strukturë e posaçme për hetimin e tyre.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e OSBE-së shtuan se strukturat e Policisë së Shtetit në Shqipëri duhet të bëjnë më shumë trajnime se si t’i trajtojnë viktimat e dhunës.

Në përfundim palët shtuan se dhuna online është një fenomen, i cili po përhapet gjerësisht që targetojnë kryesisht të rinjtë që vihen në presion.

Ata kërkuan autoriteteve të policisë marrjen seriozisht të këtyre situatave.

Diskutimet u mbyllën edhe me një shfaqje teatrale të një grupi aktorësh nga Bosnja Hercegovina, që servirën një ngjarje posaçërisht për këtë fenomen.