Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, pa përgjigje, Bytyçi: Zgjidhje do të ketë në takime të tjera
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2024, 18:15
Njohësi i politikës ndërkombëtare, Seb Bytyçi në një intervistë në Ora News foli për takimin në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit.
Bytyçi u shpreh se nuk pritej që të kishte ndonjë zgjidhje në këtë takim, por priten takime të tjera.
Bytyçi: Nuk është prit që do të ketë ndonjë zgjidhje në këtë takim sepse mund të quhet si takim fillestar.
Mirëpo priten takime të tjera dhe besoj se do ketë një zgjidhje.
Konkretisht sa i përket rregullores së bankës qëndrore të Kosovës do ketë një fazë tranzicionale.
Sa i përket temave politike, nuk shoh ndonjë zgjidhje sepse pastaj kthehemi tek zbatimi i marrëveshjeve.
