Nga burgjet angleze drejt Shqipërisë, Avokati: Marrëveshja jo e detyrueshme, duhet të jenë vetë të dënuarit me mbi 4 vite që ta kërkojnë transferimin

Ministri i Drejtësisë në Britaninë e Madhe, Alex Chalk lajmëroi të hënën parmes një interviste në mediat britanike se ka nisur transferimi i burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze drejt atyre shqiptare.

Për të kuptuar më shumë se si do të funksionojë ky proces, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” në një lidhje përmes “Skype”, ishte avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Saimir Kumria.

“Për sa i përket marrëveshjes ajo parashikon që bëhet fjalë për ata persona që janë shtetas që kanë një dëmin mbi 4 vite burg.

Këtyre shtetasve i lind e drejta të kërkojnë të bëjnë pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Pra, duhet të jenë vetë ata me dëshirën e tyre që të bëjnë kërkesën për një mundësi për të qenë pjesë e përfituesve të marrëveshjes. Pra nuk bëhet fjalë për një detyrim, por duhet të jenë vetë ata.

Janë dy çështje të ndryshme sa i përket marrëveshjes së tetorit të vitit të kaluar mes Britanisë dhe Shqipërisë, dhe asaj që referon ministri britanik, i cili në kuadër të reformave, synon që të ulë sa më shumë numrin e të burgosurve për vepra penale të vogla”, theksoi ndër të tjera avokati Saimir Kumria.