FOTO/ Shkrumbohet banesa, familja në Gramsh mbetet në qiell të hapur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2024, 10:21
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditen e sotme në Gramsh.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Irmath te qëndrës administrative Kukur, si pasojë e flakëve shtëpia është shkrumbuar totalisht duke lënë 5 antarët e familjes Mema në qiell të hapur.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.
Kryefamiljari Z. Dallim Mema shprehet se gjithcka u shkrumbua brenda pak minutave, tani mbi koke kam vetëm qiellin jam i pafuqishëm për asgje do i lutesha cdokuj qe ka mundesi t’me ndihmoje te pakten per rroba e buke per vaktin e radhës

