Pritjes i vjen fundi, Hungaria ratifikon anëtarësimin e Suedisë në NATO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2024, 17:00
Parlamenti i Hungarisë ka ratifikuar kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke hequr kështu edhe pengesën e fundit të madhe për anëtarësim.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson tha:”Sot është një ditë historike.
Parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s kanë votuar tani në favor të pranimit të Suedisë në NATO.
Suedia është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj për sigurinë euroatlantike”.
Hungaria ishte shteti i fundit nga 31 anëtarët që ratifikon pranimin e Suedisë në Aleancë, e cila është e dyta në pak kohë, pas anëtarësimit të Finlandës.
Suedia dhe Finlanda në NATO do të thotë më shumë kilometra kufi me Rusinë i mbrojtur nga Aleanca.
