Tërheqja e KFOR-it dhe heqja e dinarit serb, Tomë Gashi: Kosova është në të drejtën e saj dhe po mbron të drejtat e saj
Avokati Tomë Gashi, nga studioja e lajmeve në “Ora News” komentoi situatën e krijuar në Kosovës pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr nga qarkullimi dinarin serb, si dhe situatën në Veri nisur dhe nga tërheqja e trupave të KFOR-it pas 5 muajsh nga dislokimi i tyre si pasojë e sulmit terrorist serb në Banjskë.
“Normalisht që situata atje tashmë është më e qetë ndaj dhe kemi këtë tërheqje pas 5 muajsh të KFOR-it nga zona që u pre nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.
Dihet tashmë që Kosova është në të drejtën e saj dhe po mbron territorin dhe të drejtat e saj, pas këtij sulmi.
Edhe pse Serbia është anëtare e INTERPOL-it nuk i respektoi detyrimet sa i përket dorëzimit të autorëve të këtij sulmi.
Serbia nuk mundet sot të hyjë asnjë centimetër në territorin e Kosovës dhe atë kufi e kontrollon NATO-ja, por dihet që tashmë Vuçiç dhe shumica politike atje i përdor incidentet që vetë i krijojnë në Kosovë për politikën e tyre të brendshme.
Por tashmë situata e mbrojtjes është shumë herë më e mirë, kemi një territor prej 1 kilometër e gjysëm dhe mbulohet i gjithi nga trupat e Kosovës.
Tensionet në Kosovës dihet që vijnë si pasojë e situatës së tensionuar në Serbi”, theksoi në analizën e tij avokati Tomë Gashi.


