I vuri flakën vetes para ambasadës izraelite në SHBA, ndërron jetë ushtari i Forcave Ajrore amerikane

Oficeri i shërbimit të Forcave Ajrore të SHBA-së, Aaron Bushnell ka humbur jetën pas disa orësh nga plagët qe mori nga vënia e zjarrit në trup. 25-vjeçari i vuri flakën vetes para ambasadës izraelite në Uashington. Pas ngjarjes ai u dërgua në gjendje kritike në spital por nuk ia doli tu shpëtonte plagëve.

“Unë nuk do të jem më bashkëpunëtor në gjenocid. Unë jam gati të ndërmarr një akt ekstrem proteste, por në krahasim me atë që njerëzit përjetuan në Palestinë nga duart e kolonizatorëve të tyre, nuk është aspak ekstreme. Kjo është ajo që klasa jonë në pushtet ka vendosur se do të jetë normale”, tha Bushnell.

Më pas ai i vuri flakën vetes dhe nga pamjet të cilat i regjistroi ai vetë dhe u shpërndanë në rrjetet sociale duke 25-vjeçari që pas vënies së zjarrit bërtet nga dhimbjet. Pak sekonda më pas ai rrethohet nga polica të cilët mundohen të fikin zjarrin.