Persona të panjohur djegin flamurin e Kosovës në Zveçan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2024, 10:11
Policia e Kosovës ka njoftuar se një flamur është djegur në Zveçan.
Sipas raportit 24 orësh thuhet se rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.
“Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.
Media mëson se flamurit që i është vënë flaka ka qenë i Kosovës.
